Jennifer Lopez postoi këtë foto në Instagram dhe u vu në qendër të kritikave

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja, ku shfaqet me një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë ulliri pastel dhe xhinse me bel të lartë. Siç duket, fotot janë shkrepur në shtëpi, ku ajo ka pozuar thjesht por me stil.

Flokët i kishte ndarë në mes dhe kishte zgjedhur t’i mbante të drejta, një stil i thjeshtë dhe elegant. Grimi ishte natyral, me nuanca të ngrohta, sy “smokey” dhe buzë në nuancë kafe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Deri këtu, gjërat duken në rregull. Por, faqja e njohur “Hollywood Unlocked” publikoi fotot duke komentuar pamjen e këngëtares, me përshkrimin:

“Për JLo vitet ecin mbrapsht,” shkruhet në foto, duke vlerësuar bukurinë e saj.

Por komentet nuk ishin të gjitha entuziaste. Disa ndjekës shprehën dyshimet e tyre për vërtetësinë e fotove.

“Nuk duket kështu në realitet,” komentoi dikush.

“E gjitha është filter. Po ta shohësh nga afër në tapetin e kuq, nuk duket aspak kështu,” tha një tjetër.

Të tjerë shtuan:

“Përdor shumë filtra.”

“Duket shumë mirë për moshën, por e kemi parë edhe pa filtra.”

Shumë personazhe publikë kanë mundësinë të ndryshojnë ose “përmirësojnë” pamjen e tyre, disa përmes ndërhyrjeve kozmetike, të tjera herë me filtra dhe aplikacione. Shpesh, përdorin të dyja.

Megjithatë, Lopez nuk ka pranuar asnjë ndërhyrje apo përdorim të tepruar të efekteve, ndaj shumica e fansave pajtohen që ajo duket shumë e bukur pavarësisht moshës.

Anabelmagazine