Bes Kallaku bën veprimin e papritur ndaj Xhensilës (FOTO)

Aktori i humorit Besart Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri-tjetrin.

Para disa kohësh, aktori kishte bërë një tatuazh mjaft të veçantë në trupin e tij dedikuar Xhensilës. Ai kishte shkruar “B – Xh”, që simbolizonte emrat e tyre, Besi dhe Xhensila.

Por pas ndarjes, duket se Besi ka vendosur ta ndryshojë këtë detaj personal. Ai ka mbuluar shkronjën “Xh” me ngjyrë të zezë, duke fshirë kështu edhe simbolikisht ish-partneren e tij nga trupi.

Ky veprim i Besit shihet nga shumë ndjekës, si një mënyrë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, duke hequr jo vetëm kujtimet, por edhe gjurmët fizike të një dashurie që tashmë i përket së kaluarës.

voxnews.al