Eni Çobani bisedë konfidenciale me doktorin e VIP-ave

Eni-Cobani-2

Ndërmjetësja e famshme e “Shihemi në gjyq” e cila është shprehur se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike deri tani është fotografuar në 20 vjetorin e emisionit “Opinion” me Skerdi Faria, i cili njihet si doktori i VIP-ave. Nuk dihet nëse Skerdi po i mbush mendjen për ndonjë ndërhyrje të mundshme, apo thjesht po i bën ndonjë batutë të këndshme. Eni Çobani është një nga ato zonjat e ekranit, që ka një figurë të pastër dhe pa asnjë rrudhë, jo vetëm në efektin e filtrave, por edhe kur e sheh live. Juristja e njohur si personazhi kryesor i rubrikës “Shihemi Në Gjyq” në “Tv Klan” për ndërmjetësimet e çështjeve të vështira që vijnë nga realiteti shqiptar, bie në sy për pamjen e saj të kuruar, për të cilën ngjall edhe kuriozitet se si arrin të mbetet e freskët me kalimin e viteve. Fama e saj arriti kulmin në vitin 2012-2013 gjatë këtij emisioni të transmetuar të dielave në ekran.