
Rrëfimi i Jennifer Garner për plakjen: Dua të rritem me dinjitet dhe të jetoj deri në 100 vjeç
Jennifer Garner, 53 vjeç, ka folur me sinqeritet për plakjen dhe marrëdhënien e saj me pamjen fizike në një intervistë për Harper’s Bazaar.
Ajo tha se është mësuar me ndryshimet që sjell koha dhe nuk shqetësohet për to, kryesisht falë ndikimit pozitiv të nënës së saj.
Aktorja u shpreh se nuk ka kaluar shumë kohë duke u fiksuar pas pamjes: “Nëse shikoni fotot e mia nga paparacët në 20 vitet e fundit, mund të mendoni që ndoshta duhet të isha kujdesur më shumë, por unë nuk jam ajo lloj vajze.” Ajo shtoi me humor se ka momente kur nuk e njeh veten në ekran, por nuk e dramatizon këtë. “Sa më pak të shqetësohesh, aq më mirë. Dua të plakem, dua të jetoj deri në 100 vjeç.”
Edhe pse ka qenë kurioze për procedura estetike si Botox-i, Garner tregon se zakonisht mjekët i kanë thënë se nuk i nevojitet dhe se i pëlqen të mbajë lëvizjet natyrale të fytyrës. “Për këtë mbaj balluke,” tha ajo me të qeshur.
Në lidhje me mirëqenien fizike dhe mendore, Garner tregon se stërvitet me njerëz më të rinj, sepse e motivojnë, dhe se gjëja më e bukur që ka përjetuar me kalimin e moshës është rritja e fëmijëve të saj: “Nuk e kisha idenë sa shumë do t’i doja adoleshentët. Janë kaq qesharakë dhe të mençur.”
panorama.com.al