Miley Cyrus ka mbi 70 tatuazhe, por pendohet për 80% të tyre

Dashuria e Miley Cyrus për tatuazhet nuk mund të kalojë pa u vënë re, edhe nëse ajo nuk është plotësisht e kënaqur me shumë nga artet e trupit të saj.

Ylli i popit pranoi së fundmi se ka mbi 70 tatuazhe dhe pendohet për 80% të tyre. Madje ajo theksoi disa pa të cilat mund të kishte jetuar. Por, pavarësisht ndjenjave të saj, ajo nuk mund të ndalet së bëri tatuazh në lëkurën e saj, duke zbuluar një tatuazh të ri menjëherë pasi pranoi se për çfarë pendohet.

Miley Cyrus foli hapur rreth ndjenjave të saj të ndërlikuara në lidhje me koleksionin e saj të tatuazheve në një video të New York Times më 2 qershor. “Një gabim që bëra dhe për të cilin ende mendoj është, si 80 përqind e tatuazheve të mia”, tha ajo, duke shtuar, “Sigurisht që nuk pendohem aq shumë për to sa të bëj një lazer dhe t’i heq.”

Ajo tregoi dy tatuazhe në krah të frymëzuara nga kafshët e saj të ndryshme shtëpiake, si disa nga të paktat pa të cilat mund të jetonte.

“E dua macen time, por nuk kisha nevojë për këtë”, tha Cyrus, duke treguar me gisht fytyrën e vogël të maces në bërrylin e saj të majtë.

“E dua qenin tim, por nuk e di. Të kem një pit bull në çdo foto për pjesën tjetër të jetës sime është paksa intensive”, tha ajo gjithashtu, duke ngritur krahun e djathtë për të treguar tatuazhin e qenit të saj.

Këngëtarja bëri tatuazhin e saj të parë rreth ditëlindjes së saj të 17-të në fund të vitit 2009, ishte fraza “Just Breathe” e shkruar në gjoksin e saj, pak poshtë zemrës. Ajo e bëri atë në nder të një shoqeje të ngushtë që vdiq nga fibroza cistike, si dhe gjyshërve të saj që vdiqën nga kanceri në mushkëri.

iconstyle.al