
Nga planet për bebin nr. 2 te shtëpia e re, Kiara rrëfen gjithçka!
Prej disa kohësh, thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiara Titos kanë pushtuar rrjetet sociale, ndërsa fansat dhe ndjekësit janë përpjekur të gjejnë sinjale apo të dhëna në postimet e saj. Por më në fund, vetë moderatorja ka vendosur të flasë.
Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Je shtatzënë?”. Përgjigjja e Kiarës ishte e shkurtër dhe pa vend për interpretime: “Jo”.
Me këtë reagim të prerë, ajo i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave që kanë qarkulluar në media dhe rrjet, duke shuar çdo dyshim me një qëndrim të qartë dhe një buzëqeshje të lehtë.
Por, ndjekësit kanë qenë kurioz edhe për disa aspekte të tjera të jetës së Kiarës. E pyetur rreth lëvizjes nga shtëpia tek liqeni dhe se kur do të hynin në shtëpinë e re, Kiara u përgjigj se arsyeja kryesore pse do të lëviznin nga liqeni ishte trafiku, ndërsa premtoi se rreth shtëpisë së re do të jepte më shumë detaje, javën e ardhshme.
revistawho.com