Diola Dosti dhe Erolld Belegu në intervistën e parë si çift: “E ndieja që ishte njeriu im!”

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut ka tërhequr vëmendje që në fillim, duke i kthyer në një nga çiftet më të përfolur. Marrëdhënia e tyre ka marrë gjithnjë e më shumë formë, ndërsa të dy kanë ndarë hapur momente nga rrugëtimi i përbashkët.

Për herë të parë, ata shfaqen bashkë në një intervistë televizive në emisionin “Rudina”, ku Erolldi tregon me humor se këtë herë nuk u pyet nëse e do Diolën, por tregoi vetë pse është dashuruar me të.

Rudina Magjistari: Pse e do ti Diolën?

Erolld Belegu: Për shumë arsye. Së pari, ardhja e saj në jetën time më ka plotësuar në shumë mënyra. Unë jam shumë i lumtur me të. E ka përqafuar edhe rrethi im, por edhe kjo rrethin tim dhe pothuajse ne s’kemi kurrë mosmarrëveshje që është një situatë shumë e çuditshme te çifti. Nuk jemi shumë gjatë, po bëhen 16 muaj, por kanë qenë 16 muaj sa edhe të martuar të ishim, s’do ishim kaq sepse aspekti i punës, unë kam disa punë të miat që e kërkojnë prezencën time diku ku nuk është Diola, por në këtë periudhë kanë qenë rreth 15-30 ditë më së shumti, krejt pjesën tjetër kemi qenë bashkë, te bizneset e Diolës, nutricioni, linja e kozmetikës që kemi bërë bashkë na ka bërë partnerë të punës, partnerë të jetës dhe të gjitha gjërat po i kalojmë bashkë.

Në një intervistë të mëparshme, Diola ka rrëfyer se njohja e tyre ndodhi në koncertin e Vesa Lumës. “Mendoj që vjen ai momenti i papritur që ti nuk e pret”, shprehet sot ajo ndërsa kujton mendimin e parë që i erdhi ndërmend sapo e pa.

“Që në momentin e parë që e kam parë Erolldin kam thënë ky është njeriu im. Ka qenë një ndjesi e brendshme që thoshte ky është një njeri tamam për ty. Kaq, nuk e kam ditur… mund të ishte mbase një shok shumë i mirë, suportues, por që ky është një njeri që e meriton të jetë afër teje”, përmbyll Diola.

popart.al