Tragjedia, shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Të paktën 11 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys në Nuevo Leon të Meksikës.

Pasagjerë ishin anëtarë të së njëjtës familje që udhëtonin për në një destinacion pushimesh në shtetin e Tamaulipas.

Të vdekurit janë nëntë të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë nën moshën 5 vjeç.

Sipas autoriteteve meksikane dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon, dhe për pasojë autobusi u përplas me një kangjellë mbrojtëse.

tpz.al