
Devis Xherahu viziton Nolin te varri në Boston: “M’u desh gjysmë dite ta gjeja, varrezat sa vetë Korça”
Këngëtari i njohur Devis Xherahu, ka vizituar në Boston të SHBA-së, varrin e Fan Nolit, figurës poliedrike, dhe krenarinë e korçarëve e mbarë shaiptarëve.
I ftuar për të kënduar në Uster në “Albanian Festival” ne pranine e 4 mije shqiptareve, artisti me 35 vjet karierrë ne skenë, Xherahu tregoi për revistën “Story”, se të ardhurat nga biletat shkuan për kishën, që dikur themeloi Noli atje. E bashkë me dy shokët e tij korçarë që jetojnë më Boston, Beni Faber dhe Robert Gjini, Devisi vendosi të vizitonte varrin e Nolit, që tashmë është kthyer në një pikë pelegrinazhi, për shqiptarët nga e gjithë bota.
Devis Xherahu në një rrëfim për “Story”, thotë se e përjetoi si një aventurë me fund të lumtur”. “M’u desh gjysmë dite për ta gjetur varrin ku prehet Noli, pasi varrezat atje kishin një sipërfaqe të madhe sa vetë Korça”, tha Devisi.
Ndërkohë emocionet e këtoj momenti, ai i rrëfen në videon bashkëngjitur me këtë shkrim. Fan Noli, ishte Kryeministri i 13-të në historinë e shtetit shqiptar. Ai lindi në 6 janar 1882 dhe mbylli sytë në 13 mars 1965, ndërsa pati një karrierë të pasur si prift, përkthyes, publicist, diplomat, poet, muzikant,historian i njohur shqiptar, etj. Eshtrat e Nolit prehen në një varr madhështor në Boston, ndërkohë meritat letrare të Fan Nolit, dhe ato në themelimit e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqipëtare, janë mjaft të njohura në mbarë boten shqiptare./www.story.al/