
Kiara dhe Luizi bashkë në një projekt të ri surprizë
Kiara dhe Luizi këtë radhë rikthehen në ekran së bashku, por jo në ekranin e televizorit por në një ekran të madh, atë të kinemasë.
Çifti i lidhur në martesë pas njohjes në Big Brother VIP Albania do jenë protagonistë të një filmi.
Projekti është në fazë krijimi dhe po bëhet gati skenari dhe elementë të tjera si fotografia, kasti aktorëve dhe vendxhirimi. Luizi vjen pas përvojës së filmit “Në kuadër të dashurisë” në krah të Olta Gixharit, Ndriçim Xhepës dhe aktorëve të tjerë me emër. Filmi i çiftit do vijë në bashkëpunim me kompaninë Papadhimitri Film Production.