Anjeza Branka: Ujë, fruta dhe not për linja si brazilianet
Në klipin “Nizma” e pamë Anjeza Brankën me linjat e brazilianes, që tërheq vëmendjen jo vetëm në plazh, por edhe në stinën e ftohtë me veshje dimërore. Pas seteve të fotove artistike në çdo stinë nga fotografi i talentuar Juxhin Kurti, ajo demonstron linjat e saj në klipin e ri “Nizma”. Nëna e lumtur e djalit të saj, Anjeza ia ka dedikuar kohën atij, karrierës si këngëtare, familjes dhe përkujdesit për veten. Dhe vërtet ia ka arritur, pasi duket gjithmonë në formë, me forma të rrumbullakosura dhe e tonifikuar. Po cilat janë sekretet e artistes për një trup kaq perfekt? Për revistën “Story” Anjeza tregon se: “Kam trup të mirë në sajë të gjenetikës, por edhe kam disa sekrete të miat. Nuk konsumoj shumë ushqim, ose më mirë të them ha ushqime të lehta, konsumoj shumë fruta dhe pi shumë ujë gjatë ditës. E më kryesorja është që bëj shumë not, kur jam në plazh”, tregoi ndër të tjera këngëtarja. Në sajë të linjave të bukura, Anjeza mund të themi se bën spektakël në Instagram me fotot e shumta që poston ku duket mjaft e kuruar.