Çiljeta Xhilaga dëshiron të ruajë një kujtim me Gigi Hadid shqiptare

Ciljeta-Xhilaga-2

Modelja Xhesika Berberi ishte një ndër të ftuarat e pritjes VIP të 20 vjetorit të programit “Opinion”. 25 vjeçarja, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë rast ka takuar miqtë dhe mikeshat e saj në Tiranë. Një prej tyre ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga, me të cilën jo vetëm që shkëmbyen biseda, pinë nga një gotë, por edhe shkrepën disa foto. Ishte Çiljeta ajo që preferoi të bënte disa selfie me smartphone-in e saj, për t’i ruajtur si kujtim me modelen që njihet si Gigi Hadid shqiptare. Xhesika është një nga modelet shqiptare që po bën karrierë në SHBA. Para pak kohësh e pamë në klipin “Ajo” të reperit nga Kosova, Getoar Selimi.