
‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale pas një videoje të postuar së fundmi, ku tregon blerjet e saj nga Zara.
Emina, e cila është e martuar me miliarderin iraniano-amerikan Sam Nazarian, shfaqet në video duke prezantuar disa veshje të reja nga marka popullore spanjolle, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ankesa e saj për rritjen e çmimeve.
“Nuk është më si më parë, Zara është bërë shumë e shtrenjtë,” dëgjohet të thotë modelja, ndërsa ndan mendimet e saj me ndjekësit. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të përziera – disa e cilësuan si ironike që një miliardere të ankohet për Zara-n, ndërsa të tjerë e panë si një realitet që prek të gjithë konsumatorët, pavarësisht statusit ekonomik.
Çunmulaj, e cila njihet për stilin e saj të thjeshtë dhe për lidhjen e ngushtë me ndjekësit në rrjete sociale, nuk ngurroi të fliste hapur për çmimet gjithnjë në rritje edhe në markat fast fashion.
Pavarësisht komenteve të shumta, një gjë është e qartë: edhe njerëzit me pasuri të mëdha nuk i shpëtojnë “goditjeve” të inflacionit në dyqanet e përditshme.
View this post on Instagram
Prive By Liberta Spahiu