
Trump: Putin e pëlqen gruan time më shumë se mua
Presidenti Donald Trump ndau disa detaje nga biseda dy-orëshe që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë fjalës së tij në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se biseda me Putinin ishte përqendruar kryesisht te paqja në Ukrainë dhe marrëdhëniet tregtare SHBA-Rusi.
Megjithatë, ai shtoi se presidenti rus kishte përmendur edhe Zonjën e Parë, Melania Trump.
“Putini sapo më tha: ‘E respektojnë shumë gruan tënde,’” u shpreh Trump përpara të pranishmëve.
Kur e pyeti, “Po për mua, çfarë thonë?”, Trump tregoi se Putini ishte përgjigjur: “Melanian e pëlqejnë më shumë.”
Deklarata shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, por gjithashtu tregoi një tjetër aspekt të marrëdhënies personale dhe politike mes dy liderëve botërorë.
tiranapost.al