
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i Eurovision 2025 që vjen nga komuniteti i LGBTQ
Fituesi i madh i Eurovision 2025, JJ (Johannes Pietsch), u kthye në Austri të dielën në mbrëmje, më 18 maj, pas fitores së tij mbresëlënëse në konkursin muzikor. Të afërm, miq dhe fansa u mblodhën në aeroportin e Vjenës për ta pritur me slogane dhe brohoritje entuziaste.
Tenori 24-vjeçar u shfaq duke buzëqeshur, duke mbajtur një buqetë me trëndafila të kuq dhe trofeun e Eurovisionit, ndërsa zbriti nga avioni në një atmosferë emocionesh.
“Faleminderit të gjithëve që erdhët. Faleminderit që besuat tek unë dhe që jeni kaq të sjellshëm”, tha ai i prekur, duke iu drejtuar turmës.
Tifozët e tij e pritën me tullumbace dhe flamuj LGBTQ+, ndërsa kënga e tij fituese, “Wasted Love”, u dëgjua me zë të lartë nëpër altoparlantë. Në një video të postuar nga JJ në llogarinë e tij personale në Instagram pasi mbërriti në aeroport, ai shkroi: E sollëm në shtëpi! Ende nuk mund ta besoj, por do të jem përjetë mirënjohës.
Johannes Pietsch i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001. I ati, një profesionist austriak i IT-së, veçanërisht nga Bahu dhe Mozarti, ndërsa nëna e tij, një kuzhiniere nga Filipinet, që dëgjonte Celine Dion dhe Whitney Houston.
Ai ndoqi një shkollë ndërkombëtare në Dubai, ku i ati themeloi kompaninë e tij. Ai flet gjermanisht, anglisht dhe tagalogisht dhe mësoi arabisht dhe frëngjisht.
Ai vlerëson ndjekësit masivë ndërkombëtarë të Eurovisionit — dhe se konkursi është një “platformë për të gjithë”, përfshirë komunitetin LGBTQ.
“Muzika është një gjuhë e unifikuar që të gjithë e flasin dhe e kuptojnë”, tha ai.
liberale.al