U renditën në vendin e 8-të, “SHKODRA ELEKTRONIKE” reagon pas finales së Eurovision!

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në faqen zyrtare të Instagram “Shkodra Elektronike” ka postuar një foto, krahas së cilës kanë shkruar:

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”. (Kjo frazë është shkuar në tre gjuhë të ndryshe, italisht, shqip dhe anglisht.

“Shkodra Elektronike” e Beatriçe Gjergjit dhe Kolë Lacajt përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision 2025. Ata performuan të fundit në finalen me këngën “Zjerm” e ruajtur në versionin origjinal të saj, në gjuhën shqipe.

Në total Shqipëria mori 218 pikë, nga të cilat 173 nga publiku dhe vetëm 45 nga juria, duke u renditur kështu në vendin e 8-të nga 26-të vende finaliste. Franca ishte shteti i vetëm që vlerësoi perfomancën e “Shkodrës Elektronike” me 12 pikë.

liberale.al