Suzana Mushkolaj: Aventura ime e guximshme në ekran, femrat dhe meshkujt që…

Suzana-Mushkolaj-2

Është fotografe dhe stiliste me profesion, por bëri përshtypje me format e kukullës gjatë pjesëmarrjes në klipin “Berlusconi” të Getoar Selimit. Suzana Mushkolaj është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, e cila këtë sezon të ri televiziv ka nisur një aventurë të guximshme me programin “Metamorfoza”, një emision me karakter edukativ, argëtues dhe humanitar çdo të shtunë në orën 17:00, në RTV 21. Do të sjellë transformimin e një personi përmes elementeve të pamjes, bukurisë dhe çdo detaj tjetër që e bën një femër të ndjehet e bukur dhe me vetvesim. E pyetur nga revista “Story” për idenë e formatit Suzana përgjigjet: “Qëllimi i emisionit “Metamorfoza” është transformimi i pamjes së një personi përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve dhe ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike dhe estetike. Në pozicionin e producentes dhe drejtueses së emisionit, Suzana mbikqyr një person të interesuar që dëshiron ta ndryshojë pamjen dhe pas konsultimeve dhe analizave mjekësore do ta fillojë transformimin pas vizitave dhe proceseve me make-up artist, dentistë dhe specialistë të tjerë. “Në fund të emisionit do të shohim një personazh tërësisht të ndryshuar në pamje, që do të habisë familjarët e saj edhe publikun. Gjatë gjithë procesit, unë do të jap ide dhe këshilla për publikun rreth praktikave më të mira të veshjeve e dukjes”, tha ajo. “Ndjehem e emocionuar dhe gati për këtë emision! Duke e pasur parasysh që emisione të tilla janë shumë të shikuara në botë dhe të njohura për vëmendjen e publikut gjatë gjithë emisionit, ne synojmë që të kemi një përqindje të madhe të gjinisë femërore, si dhe një pjesë të gjinisë mashkullore. Në emision personazhet e transformimit në fillim do të jenë femra, dhe pastaj do të përfshijmë edhe meshkuj, pjesëmarrje që do të rrisë edhe më tepër audiencën. Pas suksesit në Shqipëri, ne planifikojmë shtrirje më gjerë të programit”, tregoi Suzana për emisionin që realizohet në bashkëpunim me “Entermedia”. Pjesë interesante është dhe rubrika “Riciklimi i Rrobave”, ku personi do të sjellë një veshje të vjetër që nuk e përdor më, e cila do të riciklohet e rimodelohet në një veshje të përdorshme ose me stil të ri. Kështu me këtë format, Suzana hyn në një konkurrencë të re me femrat e njohura të televizionit.