Pas dhunës ndaj vajzës së partnerit, a është ende Genta Gjalpi e fejuar?

Influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, është proceduar penalisht pasi u përfshi në një ngjarje të bujshme ku u filmua duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj. Pamjet e videos u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe kritika të forta nga publiku.

Ngjarja solli edhe pasoja në gjendjen e saj psikologjike, sipas raportimeve në media, por duket se marrëdhënia e saj me partnerin nuk është prekur nga ky incident.

Së fundmi, Gjalpi ka postuar një foto në profilin e saj në rrjete sociale ku shfaqet e buzëqeshur në krahët e partnerit, duke lënë të kuptohet se ata vijojnë të jenë bashkë pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë procedurat ligjore lidhur me ngjarjen, ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme në ditët në vijim.

politiko.al