Tym i bardhë apo tym i zi? Në Vatikan shihet edhe tym rozë! Gratë katolike kërkojnë të drejta zgjedhjeje

Ndërsa e gjithë bota e krishterë pret tym të zi ose të bardhë pas votimit të parë në Vatikan, disa aktiviste katolike lëshuan tym rozë nga fishekzjarrët dhe kërkuan që grave t’u lejohet të kërkojnë shugurim.

“Ne u themi kardinalëve, nuk mund të vazhdoni të injoroni 50 përqind të popullsisë katolike, nuk mund të hyni në një dhomë të mbyllur dhe të diskutoni të ardhmen e Kishës pa gjysmën e Kishës”, tha Miriam Duignan.

“Kushdo që zgjedhin duhet të jetë mjaft i guximshëm për të trajtuar siç duhet çështjen e përfshirjes së grave, sepse deri më tani nuk ka qenë kështu, as nga Papa Françesku”, tha Duignan, e Institutit Wijngaards në Kembrixh.

Në kishën globale në tërësi, gratë kanë filluar të marrin disa role të larta laike, një proces që u përshpejtua pak nën papatin e Papa Françeskut.

Por edhe ato që kanë studiuar teologji dhe shërbesë kishtare janë të përjashtuara nga priftëria, dhe vetëm priftërinjtë mbajnë rolet më të larta udhëheqëse.

voxnews.al