
Dhuratë një nuskë, Rama shikon filxhan në Fier, ja sa mandate i dalin
Kryeministri Edi Rama ka parë filxhan sot në Fier, e fallxhorja ka qenë aktorja e njohur e humorit Delinda Disha.
Ajo është afruar në skenë dhe i ka dhënë disa habere Ramës, duke folur për projekte e resorte në bregdeti nga Semani në Vjosë. “Fallxhorja” i ka treguar dhe sa mandate do të marrë PS. “O 77 o 78, por më shumë mendoj se 78”, i tha ajo Ramës.
Në fund iu ka dhuruar dhe nga një nuskë si kryesocialistit ashtu dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
tpz.al