Sinan Hoxha surprizon Andrrën me veturën e ëndrrave

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha, ka bërë një gjest romantik për bashkëshorten e tij.

Me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Andrra Destani, ai e ka surprizuar atë me një veturë luksoze të markës Mercedes-Benz GLC, nga tipi më i ri, e zbukuruar me një fjongo të kuqe të madhe.

Andrra ka ndarë emocionet e saj në Instagram, duke publikuar një foto pranë veturës dhe duke shkruar: “Thank you Hubby”. Ndërkohë, këngëtari ka reaguar në komente duke thënë: “Edhe 100 me ty janë pak dashni. Të dua”.

Kujtojmë që Sinani dhe Andrra janë prindër të dy djemve dhe vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar.

Urime! /Prive By Liberta Spahiu