
Produkte luksoze për 5 dollarë? Kina trondit tregun amerikan përmes TikTok-ut
Furnitorët kinezë kanë “pushtuar” TikTok-un në SHBA, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë të blejnë direkt nga fabrikat e tyre dhe të shmangin tarifat 145% të vendosura nga Presidenti Trump ndaj mallrave kineze. Llogari në këtë rrjet social si p.sh ‘’rosie.sportswear’’ pretendojnë se shesin produkte luksoze me çmime qesharake. Në një video që u fshi më pas, një burrë para një muri me çanta që ngjajnë si Birkin, thoshte: “Blini direkt nga ne. Nuk do ta besoni çmimin.” Ndërkohë, aplikacionet si DHgate dhe Taobao kanë hyrë në top-listat e shkarkimeve në SHBA.
Por ekspertët paralajmërojnë: këta nuk janë furnitorët e vërtetë të markave si Lululemon apo Chanel. Fabrikat që prodhojnë për markat e mëdha janë nën kontrata konfidenciale dhe nuk lejojnë shitje publike. Produktet që shfaqen në TikTok janë, në shumicën e rasteve, imitime cilësore, por të rrezikshme për konsumatorin.
Lululemon ka mohuar çdo lidhje me videot dhe fabrikat e përmendura në TikTok, duke paralajmëruar për falsifikime dhe mashtrime.
Sipas ekspertëve, zinxhirët e furnizimit janë të errët dhe shumë produkte “Made in Italy” përmbajnë pjesë të prodhuara në Kinë. Por mungesa e garancisë dhe standardeve të sigurisë, e bashkuar me ndikimin mjedisor të transportit global të këtyre produkteve, e bëjnë këtë dukuri alarmante.
“Po të ndalonte Kina prodhimin, dyqanet tona do ishin bosh,” – thotë një profesore nga Londra.
Ndërkohë, komentet në TikTok thërrasin me ironi: “Kështu bëhet një luftë tregtare.”
Burimi: CNN/ Përshtati: Businessmag.al