
VIDEO/ “U ndjeve mirë që na …?” – Laerti “kapet” keq me Marin Memën!
Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatorëve të “BBV” nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat. Laert Vasili iu drejtua Marin Memës duke i thënë se:
Për një gjë më vjen keq, që u ngrite sot edhe the duhet falënderuar e gjithë shqiptaria që të ndjek. Me sa duket e ke ndjekur pak Bigun.
Marini: E kam ndjekur më shumë se sa mendon ti.
Laerti: Mos bëj debat me mua se unë jam konkurrent, ti nuk je. Unë votohem, ti jo.
Marini: Duhet të themi të vërtetën.
Laerti: Unë jam akuzuar që bëj histori këtu dhe jo lojë. Kur preken këto çështje ti e di që unë reagoj. U ndjeve mirë që na kritikove që nuk kemi falënderuar shqiptarët?
Marini: Ju duhet t’i përgjigjeni pyetjeve tona. Nuk është e logjikshme të thuash i kam falënderuar pardje dhe sot jo. Mos të hyjmë në debat sepse ti e di që unë kam të drejtë.
Laerti: Ti e di se çfarë kam hequr unë.
View this post on Instagram
Ora News