
“Krevati po lëvizte!” Lim Hoti dhe Alba Pllozhani bënë s*ks në Ferma VIP? Big Mama këshillon fermerin
Alba Pollozhani dhe Limi, dy banorët e Ferma VIP kanë bërë seks? Kjo është pyetja që ka shkaktuar shumë debate mes fermerëve si dhe kuriozitet tek shikuesit dhe ndjekësit e programit.
Dyshja janë parë shumë të afërt me njëri – tjetrin poshtë jorganit në një krevat duke bërë që të gjithë fermerët të dyshojnë se kanë kryer marrëdhënie intime.
Një përplasje e fortë ndodhi mes Big Mamës dhe Albës pas kësaj nate, ku këngëtarja e ka quajtur të pamoralshme dhe se po bën sjellje të papërshtatshme për publikun.
Big Mama: Ron më ndihmo t’i ndaj pak këto krevatet
Alba: Kot i ndani, se po deshi ai t’i bashkojë, i bashkon prap. Në rast se dëshiron
Big Mama: Urdhër e kam prej Limi t’i ndaj. Më vjen keq se të ka bërë për budalla. Të ka shfrytëzuar veç për një natë
Alba: Edhe ju kënaqeni me këto gjëra
Big Mama: Po kënaqemi se kur shohim kështu debile si ti, të pamoralshme, normal kënaqemi
Alba: Pse e pamoralshme
Big Mama: Ju edhe pornografi xhironi veç vëmendje të keni
Alba: E pamoralshme është të ndjesh emocion?
Big Mama: Emocion? Për një njëri që nuk ndjen për ty? Dhe ti për vëmendje je në gjendje edhe në krevat t’i hysh, edhe pornografi të xhirosh
Alba: Pornografi? Çfarë je duke thënë moj Big Mama se shumë fjalë e rëndë je duke përdor
Big Mama: E ka parë gjithë Shqiptaria ca kë bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar! Të hysh në krevat dhe të bësh ‘ah ah’
Nga ana tjetër gjatë një bisede me Limin Big Mama i është drejtuar konkurrentit duke i thënë ndër të qeshura: O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.
living.al