
Me lot në sy Eneda Tarifa zbulon si ngeli në rrugë në vitin 97, ja sa miliona futi babai në piramida
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa foli për etapat kyçe të jetës dhe karrierës së saj, duke prekur edhe një nga periudhat më të errëta për familjen e saj: vitin famëkeq 1997.
Artistja rrëfeu se familja e saj ishte ndër mijëra viktimat e skemave piramidale që tronditën Shqipërinë pas rënies së komunizmit.
“Patjetër që kemi qenë viktima. Humbëm rreth shtatë deri në tetë mijë euro në atë kohë – dhe për prindërit e mi, që ishin intelektualë dhe punonin ndershmërisht për çdo lek, ishte një goditje e jashtëzakonshme,” tha Eneda.
Ajo theksoi se paratë nuk u kthyen kurrë dhe se kjo ngjarje e dhimbshme la gjurmë të thella në familjen e saj. “Ishte një periudhë plot pasiguri, varfëri dhe rrëmujë… njerëzit luftonin për të rimarrë atë që kishin humbur.”
Përtej dhimbjes, Eneda tregoi edhe forcën e një familjeje që u përball me sfidat e kohës, duke u bërë më e fortë. Rrëfimi i saj është një kujtesë e fuqishme e traumave kolektive që shoqëria shqiptare ka kaluar – dhe një dëshmi e qëndresës përballë humbjeve të mëdha.
petravu.com