Të shtëna armë zjarri në SHBA! Vriten tre të rinj, në pranga katër autorët e dyshuar!

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna me armë zjarri në shtetin amerikan të Virginias, raportojnë mediat e huaja.

Siç raporton CNN, ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në zonën Olde Greenwich Circle, ku kanë shpërthyer të shtënat.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalet e zonës.

Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Ndërkohë që raportohet se në pranga kanë rënë katër adoleshentë, dy 16-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

tpz.al