Aktori i njohur zbulon se është dashuruar me ish-partneren e nipit të tij: Si reagoi ai kur e mësoi

Damon Wayans Sr., komediani i njohur, ka zbuluar një histori interesante gjatë një interviste në podcastin Club Shay Shay, të moderuar nga ish-lojtari i NFL, Shannon Sharpe. Ai tregoi se dikur ka pasur një lidhje me ish-të dashurën e nipit të tij.

Wayans, 64 vjeç, shpjegoi se lidhja ka filluar rreth vitit 2001, pas divorcit nga gruaja e tij, Lisa Thorner. Ai e përshkroi si një moment kur ndjeu se ishte “i dashuruar”, dhe më pas zbuloi se ajo ishte e dashura e nipit të tij. Pas një bisedë me nipin, ai e mori miratimin për të vazhduar marrëdhënien.

“Unë i thashë nipit tim, ‘Çfarë mendon?’ dhe ai më tha, ‘Epo, është puna jote.’ Dhe unë thashë, ‘Mirë, le të shkojmë!’”, tha Damon, duke qeshur më pas, “Ngjarjet familjare janë të çuditshme.”

Damon është i njohur për angazhimet e tij në projekte të përbashkëta me familjen, përfshirë rolet në seriale dhe filmat e njohur, ndërsa aktualisht po luan në serialin Poppa’s House bashkë me djalin e tij, Damon Wayans Jr.

/vizionplus.tv