
Stresi zbulon planet, çfarë do ndodhë mbas dy viteve?
Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit detaje të reja mbi albumin e tij të tretë, duke e cilësuar si një projekt tejet profesional dhe të realizuar me shumë përkushtim. Përmes një postimi në Instagram, ai ka theksuar se ky album do të jetë një nga më të mirët e tij.
Ndër të tjera, Stresi ka zbuluar se pas këtij albumi planifikon të publikojë edhe një tjetër, të katërtin dhe të fundit, i cili pritet të dalë pas dy vitesh. Ai ka lënë të kuptohet se pas këtij albumi të ardhshëm, do të organizojë një koncert të madh dhe më pas do t’i japë lamtumirën skenës muzikore.
Në mesazhin e tij, reperi ka reflektuar mbi karrierën dhe jetën e tij, ka folur për gabimet e së shkuarës, por duke theksuar se gjithmonë ka mbështetur familjen dhe fansat e tij. Ai ka shprehur dëshirën për të mbyllur këtë kapitull të jetës dhe për të vazhduar si një person normal, duke theksuar se i mungon një jetë më e qetë larg famës dhe skenës.
/Prive By Liberta Spahiu
privebruto.com