VIDEO/ “Duka, Duka të ***** motrën”, TIFOZAT ‘Kuq e Zi’ ofendojnë PRESIDENTIN e FSHF-s, Armand Duka!

Konflikti mes Tifozave “Kuq e Zi” dhe FSHF-së për mungesën e biletave, ka bërë që tifozët të shajnë në kor kreun e FSHF-së Armand Duka.

Para këtij momenti TKZ protestuan në dyert e FSHF-së dhe revoltën e sollën në stadium me të shara kundër Dukës, ndërsa më pas braktisën ndeshjen dhe stadiumi heshti.

Shqipëria e futbollit fitoi të hënën 3-0 kundër Andorrës në Tiranë, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Pas humbjes në Angli, tanët reaguan dhe siguruan tri pikët e para në grup, kjo në sfidën e dytë.

Tanimë mendja është në datën 7 qershor, ku në Tiranë mbërrin Serbia dhe kjo do jetë më shumë se një ndeshje futbollit.

Trajneri Sylvinho në konferencën zyrtare për shtyp tha se ekipi reagoi mirë dhe që tani janë duke bërë planet për Serbinë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

voxnews.al