
Një përmbledhje e vathëve të Rozanës që sfiduan gravitetin
Nëse ka një gjë që kemi mësuar nga qëndrimi i Rozana Radit në “Big Brother VIP Albania”, është se vathët e saj nuk janë thjesht aksesorë. Le t’i përmbledhim disa prej këtyre kryeveprave që ne na lanë pa fjalë (dhe Rozanën e lanë me dhimbje qafe).
Kryqet e shpëtimit – kur të gjithë banorët të kthejnë shpinën, këta vathë të mbajnë me shpresë.
Nëse nuk e çojnë në finale, atëherë duhet thirrur vetë Papa!
Madam Drejtoresha – Rozana shefja që të thotë “E di ti me kë po flet?”.
WiFi Booster – Me këto antena, Rozana kap internet direkt nga sateliti.
Flamenco Queen – Këto vathë janë më dramatikë e pasionantë se gjithë prime-t bashkë.
Star Wars Edition – NASA është në kërkim të këtyre vathëve për të përditësuar hartën e universit.
Kujdes nga gjeometria – Një fjalë e gabuar dhe këta vathë nuk falin (Egli dhe Neda, kujdes!). Aksesorë multifunksionalë!
Disko Nights – Këto janë ato topat që vinin nëpër klubet e viteve ‘80. Ndriçimi në shtëpinë e BBV? Mundësohet nga Rozana.
WOW, paska dhe disa jo-dhe-aq-voluminozë:
Syri Magjik – Gerta, nuk ke asnjë shans të fitosh kundër Rozanës nëse ajo mban këto vathë!
Xhingla – Nuk ke nevojë të ngresh zërin kur vathët e tu bëjnë më shumë zhurmë se e gjithë shtëpia e BBVA.
Struktura arkitekturore – Rozana, mos po mendon të jesh investitore në real estate?
Oh, lule lule – Po të ulesh afër Rozanës, rrezikon të marrësh polen dhe të teshtish në mes të prime-it.
Dyert mbretërore – Këto duken si dera e një pallati mbretëror. Mos u çudisni nëse hapen dhe del një shërbëtor që ofron çaj.
Në fund të fundit, duhet t’i japim një duartrokitje Rozanës – jo kushdo ka guximin t’i mbajë këto vathë.