
4 nuancat trend të sezonit të ri dhe veshjet që duhet t’ia shtoni patjetër gardërobës
Dëshironi disa nuanca të reja në gardërobën tuaj për pranverë? Instituti Pantone Color na vjen në ndihmë tashmë me ngjyrat më perfekte për një dukje super të bukur në muajt e ngrohtë.
Por kjo sipas tyre nuk duhet të merret shabllon, pasi secila nuancë duhet t’i përshtatet nevojave dhe karakteristikave tona. 4 nuancat që duhen provuar në sezonin pranverë- verë 2025 si dhe do të cilësohen si ngjyrat më IN të sezonit, janë:
Blu klasike– Kjo është një ngjyrë bazike, elegante, dhe e domosdoshme këtë sezon. Nëse keni veshje me këtë ngjyrë do t’ju duhet t’i përdorni më shpesh, nëse jo atëherë duhet të bëni një rregullim nuancash në gardërobën tuaj.
Jeshilja e lehtë ose e njohur si Lime Cream– do të jetë një nga ngjyrat më të dashura të sezonit. Kjo falë komoditetit që kjo nuancë të jep për ta kombinuar.
Ngjyra kafe– është sërish në top listë edhe këtë sezon. Kjo nuancë ka dominuar pasarelat e shtëpive më të njohura të modës dhe padyshim do të dominojë edhe gardërobat tona.
Ngjyra bojë qiell ose e quajtur ndryshe Limpet Shell– edhe kjo do të jetë një nga nuancat must të sezonit me të cilën do ta gjeni veten në çdo orar të ditës pa asnjë problem.
living.al