Sot Hyeyda El Sayed do të festonte 50-vjetorin, miku i saj e kujton me fjalët prekëse!

Hueyda El Sayed do të festonte sot 50-vjetorin e lindjes. Artistja u nda nga jeta 4 vjet më parë pas një beteje të gjatë me kancerin. Miku i saj, Xhani Shqerra e ka kujtuar me fjalët e ndjera.

“E shtrenjta motra ime, sot duhet te ishte festa jone e madhe por jeta paska te papritura pafund.. Ne festojme ne kujtime, me zemren qe na e le plot e perplot me shpirtin tend te bukur, te paqte. Gjeta ulur nje zonje dhe nje cift i ri ketu. Cifti me shume respekt pa me rene ne sy u cua per te zene nje stol aty ngjitur ndersa zonja lexoi targen dhe i buzeqeshen syte pasi lexoi emrin tend.. kjo eshte dhurata qe na ke lene trashegimi.. emri yt! E mua nje vella si Thierry e nipin me artist qe mund te deshiroja nga Zoti, Gabrieli i dajes! Mos na qerto nga atje lart nese na rreshket nje pike lot perball ketij liqeni qe eshte shume i vogel per lundrimin e emocioneve tona por na qeteson me thellesine e paqte te qytetareve te tiranes. E perjetshme shpirti i bukur i vellait”, ka shkruar ai në Instagram.

Revista Who