Pritjes po i vjen fundi, Aurela Gaçe zbulon surprizat e emisionit më të ri “AG Show”!

E ftuar në “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Aurela Gace, një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, e njohur si artiste dhe prezantuese. Ajo ka një karrierë të pasur dhe të suksesshme, duke u dalluar për talentin e saj dhe profesionalizmin në fusha të ndryshme të artit dhe medias.

Përveç karrierës muzikore, Aurela Gaçe ka nisur një rrugëtim sfidues edhe si prezantuese televizive. Programi i saj i ri, AG Show, ka tërhequr vëmendjen e audiencës për shkak të stilit të saj të freskët dhe tërheqës si prezantuese. Ajo në profesionin e saj ka aftësinë për të krijuar një atmosferë të këndshme, duke e bërë shikuesin të ndihet i lidhur me performancar e saj, ndaj e njëjta gjë pritet të jetë edhe me intervistat që do të zhvillojë në program. Pjesëmarrësit dhe audienca e duan për shpërthimet e saj të humorit dhe personalitetin e fortë, që do të ngjallë interes për të gjithë shikuesit përgjatë 12 episodeve të emisionit, i cili nis zyrtarisht më 13 Mars në Escape Club dhe ekskluzivisht në Top Channel.

Përpara se të niste kjo intervistë, Aurela ishte pikërisht në sheshxhirim duke nisur me përgatitjet e para, ku më tej ajo u shpreh:

Unë sapo kalova një provë të mrekullueshme me stafin. Njëherë për të qepur skenarin dhe do të shkoj prapë në prova. Se tani kam provat muzikore.

Çfarë mund të zbulojmë më shumë për këtë spektakël të ri?

Mua më thanë mos zbulo shumë gjëra. Unë do t’i zbuloj ca tani. Kjo ka qenë ëndrra ime prej shumë vitesh që unë të isha moderatore, të isha ajo që ftoja njerëzit në shtëpinë time, të këndoja me të ftuarit, të aktroja me të ftuarit, të bëja humor, të flas me njerëzit. Prandaj është edhe në club dhe nuk është në një teatër, ose në studiot e Top Channel sepse në fillim u konceptua si një show në studio televizive. Unë e kam të pamundur të flas me veten. Nuk flas dot me veten. Duhet të kem njerëz përballë, madje shumë dhe e kam të rëndësishme komunikimin me publikun. Dua ta kem ta shoh në sy. Dua t’i jap energjinë time. Dua t’ja përcjell. Ajo e gjitha është energji.

Si do të jetë organizimi me të ftuarit?

Kush është i ftuar duhet të këndojë. Kush është i ftuar duhet të aktrojë. Kush është i ftuar, nëse nuk di të këndojë, duhet të bëjë ndonjë sparkatë, ose duhet të më kërkojë mua ndonjë këngë. Do të jetë një sezon vetëm se do të xhirohet diku tjetër, pra do të ndodhë diku tjetër.

topawards.top-channel.tv/