DOSJA/ 80 milionë euro të pastruara cash në Shqipëri, e ndoshta dhe përmes bankës?!

Nga Alba Kepi

Syri Tv ka siguruar dokumente eskluzive të hetimeve të Prokurorisë së Milanos që kanë vënë nën urdhërin e arrestim shtëpiak e akuzave të rënda për autoridiklim, trafik prostitucioni dhe minoren, si dhe trafik droge çiftin italian, Stefania Noble e Davide Lacerenza.

Në përgjimet ambientale e telefonike të Prokurorisë së Milanos, sipas gazetares së Syri Tv, Alba Kepi, zbardhet se si Stefania Nobile ka dërguar në Shqipëri rreth 80 milionë euro cash, e ndoshta dhe të depozituara në bankë.

Ditën e sotme është ekzekutuar urdhri i sekuestrimit të dy lokalve në pronësi të Davide Lacerenza; “Maimaison” e “Gintonera”, nga ku mendohet se ka prejardhjen ky fluks monetar.

Hetimet kanë zbardhur se administratorja ‘de facto’ e aktivitetit ekonomik të dy lokaleve ishte Stefania Noble, vajza e Vanna Marchi, që më 2003 u përfshinë së bashku në një skandal mashtrimi rreth 63 miliardë lireta me shitjet e produkteve përmes marketingut televiziv, e dënuar me 10 vite burg.

Pas shlyerje së dënimit më korrik të 2018 Stefania Nobile dhe nëna e saj Vanna Marchi deklarojnë se kanë vendosur të bëhen sipërmarrëse në Shqipëri.

Stafania Nobile nis aktivitetin e saj duke hapur dy lokale në Tiranë e në Durrës, përmes shoqërisë “Gintoneria di Stefania”.

Lokalet “Ginto” figurojnë të jenë një remdiment financiar negative, qysh në nisje e aktualisht janë të mbyllur.

Më pas më vitin 2021 ajo hap në Tiranë kompaninë e produksionit “Produzione”, për shërbime kinematografike, fotografike, artistike etj.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Syri Tv, Alba Kepi dokumenohet se në vitin 2024, Stefania Nobile dhe nëna e saj Vanna Marchi kanë udhëtuar katër herë drejt Shqipërisë më data 02/02/2024, 04/03/2024, 24/04/2024 e 16/05/2024.

Para nisjes për një udhëtim 24 orësh në Shqipëri me shumë gjasa kryer gjatë muajit prill 2024, Stefania Nobile, vendos të marrë me qira një makinë të modelit të ri Lamborghini URUS ngjyrë jeshile.

Në përgjimet ambientale e telefonike në dy raste dokumentohet se për këtë udhëtim, ortaku i saj Davide Laceranza thote se “ka dërguar 80 milionë euro cash në Shqipëri … në bankë”.

Në dosjerin e prokurorisë italiane shkruhet , “gjatë hetimeve dokumentohet se NOBILE së bashku me nënën e saj, shkon shpesh në Shqipëri ku asgjë nuk e përjashton se riinvestojnë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, të cilat nuk mund t’i justifikonin vetëm bazuar në aktivitetet e tyre sipërmarrëse:”

Në analizën e investiguesve italianë lexohet se “LACERENZA mburret në bisedat e përgjuara, se me Nobile ka spostuar në Shqipëri 80 milionë euro.”

E vetë Stefania Nobile në një bisedë të përgjuar me një gazetare italiane shprehet se, “ka shkuar në Shqipëri të hapë e të mbyllë lokale, “Këtë bëj në Shqipëri, se kjo është puna ime, krijoj lokale dhe i shes, është puna ime dhe e kam merak …”

Ky është skandali i radhës ku Shqipëria bëhet habitati për riciklim e autoriciklim parash, të dala nga aktivitete të paligjshme si droga, prostitucioni e mashtrimi.

Por edhe vendi, ku kapitale të paligjshme investohen për kompani fantazën pa fitime financiare e me seli fiskale të cilat nuk ekzistojnë./SYRI.net

Ora News