
“Oscars 2025″/ Të famshmit që tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre në tapetin e kuq
Ceremonia e 97-të e ndarjes së çmimeve Oscar u zhvillua në orët e para të së hënës, më 3 mars, në teatrin ikonik Dolby në Los Angeles, duke shënuar natën më magjepsëse të vitit filmik.
Çmimet e Akademisë kurorëzuan “Anora” të Sean Baker si fitues të madh me 5 Oscar në total, ndërsa “Emilia Perez”, e cila konsiderohej favorite e madhe dhe kishte marrë 13 nominime, në fund arriti të fitonte vetëm dy çmime.
Nata ishte triumfuese edhe për Adrien Brody, i cili fitoi Oscarin e dytë të karrierës së tij për interpretimin e tij në “The Brutalist”. Megjithatë, shqetësimi më i madh ndodhi në kategorinë e aktores më të mirë. Ndërsa shumica prisnin që çmimi t’i shkonte Demi Moore për filmin “Substance”, çmimi në fund i shkoi Mikey Madison për interpretimin e saj në “Anora”.
Para ndarjes së çmimeve, yjet kaluan në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tyre. Ndër ata që morën vëmendjen më të madhe ishin Rita Wilson, Halle Berry, Penelope Cruz, Scarlett Johansson, Miley Cyrus, Emma Stone, Goldie Hawn dhe Kurt Russell, Meg Ryan, Lily Rose Depp, e të tjerë.
Ora News