
FOTO/ Armando Broja harron TRADHTINË e së dashurës së vjetër, zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën!
Në fushat e blerta po kalon një periudhë të vështirë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për jetën e tij sentimentale.
Armando Broja ka zbuluar për ndjekësit, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Në profilin e tij, sulmuesi ka postuar foto me partneren e re, në një ambient romantik.
Nuk ka zbuluar identitetin e saj, por Broja shihet teksa ka surprizuar të dashurën, me trëndafila dhe tullumbace të kuqe.
23-vjeçari konfirmon se ka hedhur pas të shkuarën e tij, ku ka qenë shumë i përfolur për anën sentimentale.
Para pak muajsh, Broja ishte në një lidhje me influenceren angleze, Jade Alyssa Wills, me të cilën ndërpreu marrëdhënien në verën e kaluar dhe tani ka nisur një romancë të re.
voxnews.al