Çifti do të fluturonte nga Roma në Madrid, por avioni bën ulje të detyruar në Barcelonë, 700 euro dëmshpërblim

Një çift është kompensuar me më shumë se 700 euro pasi përjetuan një devijim emergjent në një fluturim të kompanisë spanjolle “Iberia”-s. Denoncimi u nisi nga organizata spanjolle e konsumatorëve, FACUA, por më vonë u dërgua tek Agjencia Spanjolle e Sigurisë Ajrore dhe te homologu i saj italian, Ente Nazionale per l’Aviazione Civile, për shkak të refuzimit të linjës ajrore.

Sipas dëshmisë, çifti do të fluturonte nga Roma drejt Madridit pas një vonese prej më shumë se 40 minutash në embarkim. Pas nisjes së fluturimit, ekuipazhi njoftoi se avioni do të devijohej për në aeroportin El Prat të Barcelonës për shkak të tymit në kabinë.

Në Barcelonë, dhe duke respektuar legjislacionin evropian, Iberia u dha pasagjerëve një kupon prej 16 eurosh për ushqim dhe pije, por nuk garantoi se kur do të niseshin për në Madrid. Çifti vendosi të marrë një taksi për në stacionin e Sants dhe të rezervonte dy bileta për të udhëtuar në kryeqytet.

Pas paraqitjes së ankimit, Iberia kërkoi ndjesë, por refuzoi t’i kompensonte çifti. Kështu, ata iu drejtuan FACUA-s. Megjithatë, edhe kjo organizatë nuk arriti të bënte që kompania të vepronte, dhe rasti u dërgua në Agjencinë Spanjolle të Sigurisë Ajrore dhe në Ente Nazionale per l’Aviazione Civile në Itali.

tpz.al