VIDEO/ 34 vjeçarja pëson djegie të rënda gjatë ditëlindjes; Sa të rrezikshme janë tullumbacet me hidrogjen që mbajmë në duar

Aq sa të bukura mund të duken për një event, aq edhe të rrezikshme janë. E kemi fjalën për tullumbacet me hidrogjen që gjenden të shpërndara nëpër sallë gjatë një ditëlindje apo në festa të ndryshme.

Një vajzë në Vietnam, Giang Pham, 33 vjeç ka pësuar djegie të rënda në trup pasi tullumbaci me hidrogjen ra në kontakt me qirinjtë e tortës që ajo mbante në dorë duke shpërthyer në mënyrë të tmerrshme.

Ajo është transportuar menjëherë në spital ku ka marrë trajtimet e nevojshme intensive, për të mbajtur nën kontroll plagët e rënda që e reja kishte pësuar.

Për fat të keq sot këto organizime janë shumë të përhapura edhe në Shqipëri, por pothuajse nuk flitet fare për rrezikun e tyre. Gjithçka që vihet re është vetëm ana vizuale duke e lënë jashtë fokusin që duhet të kemi për t’u mbrojtur ndaj tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

living.al