
Detaje nga ARRESTIMET e SPAK në universitetin Bujqësor në Kamëz/ Dy zv/rektorët…, ‘i nxori zbuluar’ për tenderat!
Detajet nga 24 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK, për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz.
Ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi.
Konkretisht, për 5 persona, SPAK ka kërkuar arrest me burg.
Për 10 të dyshuar është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje për nëntë të tjerë.
Mes të arrestuarve janë Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi, drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet.
Ndërsa Pirro Zogu, që rezulton se jeton jashtë vendit, është shpallur në kërkim.
Për dy zëvendës rektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje.
Dyshohet se ata janë përfshirë në tenderë të ndryshëm dhe hetimi i nisur që në vitin 2022, ‘i nxori zbuluar’.
voxnews.al