Nërron jetë në mënyrë të papritur stilisti i yjeve të famshëm

Stilisti i Vip-ave ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 34 vjeçare. Lajmin e kanë bërë publik familjarët e tij në rrjete sociale ku shprehen se sa shumë janë të trishtuar për ikjen e parakohshme të Guerrero.

“Familja jonë dëshiron t’i falënderojë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj kohe të vështirë. Jesus ishte drita më e shndritshme, ai kurrë nuk lëndoi ndonjëherë zemrat dhe jetën e kujtdo që takoi”, shkruan ata mbi foton e të ndjerit.

“Me zemër të thyer informojmë botën se Jesus Guerrero ka shkuar në parajsë”, thuhej fillimisht në njoftim. “Ai është një djalë, një vëlla, një xhaxha, një artist, një mik dhe shumë më tepër” vijonte postimi.

Stilisti ka punuar me Kylie Jenner për shumë vite në paraqitje dhe sesione fotografike, duke përfshirë kopertinën e marsit 2020 të Harper’s Bazaar dhe, së fundmi, foton më të fundit të ELLE të tetorit 2024, u postua në Instagram më 12 shkurt.

Përveç Jenner, klientë të tjerë të famshëm që Guerrero i kishte përfshirë motrat e saj, Kendall Jenner dhe Kim Kardashian, si dhe Katy Perry, Rosalía, Demi Moore, Charli xcx, Camila Cabello, Dua Lipa dhe Lisa e BLACKPINK.

living.al