Fjorentina e “Big Brother”, grimierja e re e VIP-ave të “Top Channel”

Fjorentina-Halili-2

Ashtu siç iu premtua edhe gjatë natës finale të “Big Brother Albania”, lojtarja nga Tirana, Fjorentina Halili ka nisur punë si grimiere pranë televizionit “Top Channel”. Ishte vetë Fjorentina, e cila publikoi foto nga dhoma e grimit të TCH, duke njoftuar kështu ndjekësit për punën e re që ka nisur. Fjorentina u bë e njohur në “BB” jo vetëm për protagonizmin e saj, por edhe për lidhjen pasionte e plot skena xhelozie me Olsi Klosin.