
Humbi menaxheren, këngëtarja ndan në rrjetet sociale fotot krah trupit të pajetë të saj
Kris Dayanti e cila njihet si diva indoneziane në muzikë ka kaluar ditë të vështira. Ajo ka humbur menaxheren e saj që e ndiqte në rrugëtimin në muzikë prej më shumë se 3 dekadash.
Edhe pse nuk është një artiste e njohur ndëkombtarisht, postimi i këngëtares në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen nga e gjithë bota.
Në postimin e lamtumirës, këngëtarja ka publikuar foto krah trupit të pajetë të menaxheres së saj, ku shkruan:
“Faleminderit që ishe me mua që nga hapat e parë në vitin 1993… deri tani, duke të lënë të shkosh. Por do të mbetesh gjithmonë në zemrën time për punën dhe dashurinë tënde të madhe. Të dua. Pusho në paqe“.
View this post on Instagram
/vizionplus.tv