Olta Gixhari reagon (sërish) për aludimet mbi raportin e saj me Gertën

Prania e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” për të mbështetur publikisht të motrën dhe për t’i dhënë fund thashethemeve se gjoja nuk flet me të nuk i ndaloi banorët e shtëpisë që sërish të përmendnin raportin mes tyre.

Në një reagim në Instagram, në profilin e Gertës shkruhet:

“Hera e fundit që flas për Oltën time. Ja ku e keni videon ku ajo pyet mamin për ETËN (Eta është Gerta), sepse vetëm Olta e thërret ashtu. Motra për motrën është gjithmonë aty për të, pranë saj dhe mbështetja më e fortë që ka.

Sa të ulët dhe të pafytyrë janë ata banorë që duan të ulin Gertën dhe që duan të krijojnë ‘krisje’ mes motrave, pork jo nuk ka për të ndodhur kurrën e kurrës. Ky është reagimi i fundit që bëj për këtë gjë, sepse shumë mllef dhe zili kanë për Gertën disa prej banorëve në shtëpi. Bëni lojë të pastër dhe boll shpifët për këtë gjë.”

Në video, shfaqet Olta gjatë qëndrimit të “BBVA-2” teksa takon të ëmën dhe e pyet “Si është Eta?”. “Eta është mirë; është këtu mbrapa derës,” i përgjigjet e ëma. Olta ripostoi këtë moment dhe shkroi:

“Motra ime do qëndrojë e fortë deri në fund, sepse e njoh shumë mrië. Ajo është fisnike e përkushtuar në familje dhe një nënë e shkëlqyer që ka rritur dy djem të edukuar. Asgjë s’të bën pis Eta ime.”

Anabelmagazine