Lajm i trishtë për futbollin, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist.

Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha në këtë moment kaq të vështirë.

tpz.al