“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”/ Si aktronte çifti Veliaj-Xoxa për pasurinë

Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi vëmendjen menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një mashtrim patetik.

Në një emision, një dekadë më parë, i njëjti çift që vetëm për fustane shpenzonte nga 220 mijë euro në vit, pretendonte se kishin një derrkuc të vogël si arkë kursimi. Me paratë që mblidhnin aty avash avash, sipas Veliajt, bënin ndonjë udhëtim të lirë kur i jepej mundësia.

“Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

tpz.al