![](https://story.al/wp-content/uploads/2025/02/gj-1-1.jpg)
Egli tregon planet për të ardhmen me Gjestin: Nuk vij të jetoj në Prishtinë!
Egli nuk është e sigurt për të ardhmen me Gjestin dhe këtë ia ka shprehur edhe banorit. Gjatë një bisede të zhvilluar mes Rozanës dhe Gjestit, ky i fundit tregoi se është aq i lidhur me punën dhe menaxherin e tij, sa ka raste që ‘harron të shkojë në shtëpi’. Kur mbetën vetëm, Egli i tha Gjestit se nuk kishte ndër mend të shkonte e të bashkëjetonte me të.
“Ajo pyetja që bëri qëparë Rozana m’u duk pak presionuese sepse as unë nuk e mendoj farë bashkëjetesën me ty. Unë edhe kur të thashë ‘a do vish të jetosh këtu’, e thashë me shaka. Unë e di që ti mundesh të vish sa herë të duash, edhe nëse jemi bashkë, je i lirë të jetosh ku të duash ti. Nuk kemi pse dalim nga këtu e të bashkëjetojmë. Unë nuk dua të bashkëjetoj kaq shpejt. Përse duhet të shpërngulet ndonjëri nga ne? Nuk më pëlqeu që tha ‘po të vijë Egli në Prishtinë të bashkëjetojë’… Unë nuk vij dhe as nuk e di të ardhmen tonë. Ndoshta ne nuk vazhdojmë edhe fare, nuk ka më puls jashtë mbase”.