Arrestimi i Veliajt, Abilekaj: Goditja më e rëndë e SPAK deri tani, prishi karrierën e pasardhësit të Ramës

Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e ka cilësuar arrestimin e Erion Veliajt, si goditjen më të rëndë të SPAK deri tani, ndërkohë që tha se në SPAK ka edhe prokurorë që bëjnë punën pa u ndikuar.

“Kjo është goditja më e rëndë që SPAK ka bërë deri tani, ka prishur karrierën e një njeriu që mund të ishte pasardhës i Edi Ramës.

Tani na bie të pyesim a është SPAK nën kontrollin e Ramës apo jo? Ne kemi thënë se SPAK nuk mund të lëvizë atje ku nuk do Rama. Në fillim me Veliajn menduam se ishte Rama, por kur ky e mori nën sqetull dhe lëshonte komplimente, menduam se çështja e Veliajt u mbyll, pa e ditur që në GJKKO kishte shkuar kërkesa për “arrest me burg”.

Në pamje të parë kjo duket sikur rrëzon tezat, por unë mendoj se SPAK nuk është një strukturë e vetme homogjene. Është nën presionin e Ramës, presioni i qeverisë, pushteti influencon, por duke mos qenë strukturë homogjene dhe duke patur lirinë ligjore çdo prokuror, jemi në një rezultat si ky.

Nëse lexoni statusin e Veliajt, na shpegon situatën. Ai flet për prokuror të çmendur dhe epsharak, Olsi Dadon, që paska bërë luftë personale me Veliajn dhe habitet si e ka firmosur Dumani këtë, sikur Duamni nuk ka bërë asgjë”, tha ndër të tjera Abilekaj.

tpz.al