![](https://story.al/wp-content/uploads/2025/02/lo-1.jpg)
Loredana më mirë pa Jozin në lojë/ Këngëtari përballet live me nënën e banores
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Big Brother VIP Fan Club, nëna e Loredanës bëri një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se si vajza e saj po performon në lojë pas eliminimit të Jozit.
Ajo theksoi se Loredana duket më e lirshme dhe më energjike tani që nuk është më e përfshirë në dinamikat me të.
“Loredana është më mirë pa Jozin në lojë, më ka pëlqyer më shumë këto ditë,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre brenda shtëpisë ka ndikuar në sjelljen dhe strategjinë e vajzës së saj.
Gjatë diskutimit, nëna e Loredanës pranoi se në fillim nuk kishte pëlqyer mënyrën se si Jozi sillej me vajzën e saj, por më pas qëndrimi i tij ndryshoi. “Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij nuk ishte e mirë,” shtoi ajo.
Nga ana tjetër, Jozi nuk e la këtë deklaratë pa përgjigje. Ai u shpreh se është i lumtur që në fund sjellja e tij ishte e pëlqyer nga familja e Loredanës dhe shtoi: “Do t’ju pëlqejë edhe më shumë pasi të dalë Loredana.”
Ndërkohë, Heidi e pyeti nënën e Loredanës nëse perceptimi i saj për Jozin kishte ndryshuar. Ajo ishte e prerë në përgjigjen e saj: “Jo, sepse sjelljet e Jozit në fillim nuk ishin të mira. Nuk e respektonte shumë Loredanën, por më pas ndryshoi.”
Duke qenë se raporti mes Loredanës dhe Jozit ka qenë një nga temat më të diskutuara në shtëpi, Heidi e pyeti nëse pas përfundimit të spektaklit ata do të takohen jashtë. “Ne do ta njohim Jozin, sepse atje brenda është një lojë. Kur të dalë Loredana dhe ta njohë më mirë, atëherë do të flasim,” tha nëna e saj.
Kur Jozi shprehu dëshirën për një takim katërsh me Loredanën dhe prindërit e saj, nëna e saj la të hapur mundësinë, duke e lënë në dorë të vajzës. “Nuk e di, atë e vendos Loredana,” tha ajo.
View this post on Instagram
voxnews.al