Pas ndarjes nga Ilinisa, Meritoni i hapur për njohje të reja: Jam në hall të madh

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja! Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani është i pjekur dhe gati për të nisur një lidhje serioze.

“A e di çfarë është shumë problem për mua, për reperë dhe për shokët e mi? Kanë paragjykime të ndryshme vajzat që ndoshta ti i sheh për të pasur diçka serioze. Realisht jemi në hall të madh dhe duhet zgjidhur ky problem.

Jam 30 vjeç, nuk jam i papjekur, kam përvojën e duhur”, tha Meritoni në ‘The Elite way’ me Elita Rudin.

Muajin e kaluar Meritoni konfirmoi se romanca mes tij dhe Ilnisa Agollit e cila filloi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ kishte përfunduar, teksa theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.

tpz.al