“Përndjekës, më futesh në dush me zor”, Aldo i kthehet Livias: O rrush i zi…
Aldo dhe Livia kanë patur sot një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk munguan as ofendimet.
Teksa Livia po qëndronte me Tirin, Eglin dhe Krisën, pranë saj shkoi edhe Aldo, të cilin banorja e quajti ‘përndjekës’.
Ajo i tha që të largohej por ai iu kundërpërgjigj: “Nuk pyes njeri unë, unë mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty”.
“Të kam thënë për rri larg, ça je ti? Më futesh në dush me zor”, ia pret Livia.
Pjesë nga debati:
Livia: Unë nuk ia var, ky i shkreti se di
Aldo: Ça the o Livia, o rrush i zi, erdhi dhelpra te rrushi
Livia: Nuk të dëshiroj këtu
Aldo: Ti nuk më ndalon të rri këtu
Livia: E kam thënë dhe herë tjetër, që dua që ti të më rrish larg
Aldo: Nuk e vendos ti këtë, e dashur, janë dhe katër vetë të tjerë këtu, po të ishe vetëm mund të të respektoja
Livia: Asnjëri s’të do
Aldo: Nuk pyes njeri unë, unë mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty
Livia: Përndjekës
Aldo: Kjo je ti shpirti
Livia: Të kam thënë për rri larg, ça je ti? Më futesh në dush me zor
Aldo: Se ishte dushi privat
Livia: Ti që pretendon se jam unë te Zarfi i Zi, të thirrën te dhoma e rrëfimit dhe nuk u përgjigje, Zarf i Zi
Aldo: Shpifëse
Livia: Përndjekës
voxnews.al